Historia e Amit dhe Enios
Ami, një vajzë bukuroshe 24 vjeçare, e thjeshtë, e apasionuar mbas palestrës. Ami ka mbaruar bachelorin për anglisht. Ju bashkua agjencisë sonë në një moment jo të mire të jetës së saj, ku kishte humbur shpresën se sytë e saj të bukur blu mund të qeshnin sërisht. Ishte e vendosur te largohej nga Shqiperia. Dhe ishte ai, Enio, nje djale 29 vjeçar nga Durrësi, I cili jo vetëm I ktheu buzëqeshjen por I indryshoi mendimin për tu larguar nga Shqipëria. Mrekullisht te lumtur, sot
Ami dhe Enio janë në pritje të ëmbël…..Urime te dashur !!!
Historia e Keles dhe Bujarit
Kela, nje vajze 35 vjeçe. Punonte si dado në Zvicër në momentin qe u antarësua pranë
agjencisë. E zhgenjyer nga njerëzit sipërfaqësorë, kishte humbur shpresën se diku
egzistonte shpirti I saj binjak. E interesuar të shpërngulej përfundimisht në Zvicer nuk e
priste kurrë të takonte pikërisht atë, djalin të cilin kishte puthur për here të parë,
Bujarin.
Bujari 42 vjeçar, I divorcuar pa fëmijë, banonte në Gjermani në momentin që u bë pjesë e
agjencisë sonë. I lënduar, nga një histori që e kishte hedhur mbas krahëve, kërkonte dike
të qetë për një të ardhme të sigurt.
Përputhshmëria e tyre ishte e hatashme, një nga historitë më të bukura të dashurisë në
agjencinë tone. Dy të rinj, që duhen dhe ndahen se familja e djalit zhvendset në Gjermani.
Ata mundohen ta ruajnë dashurinë, por largësia I ndau. Por jo pergjithmone!!!!!!
Sot ata jane bashke, si prove e gjalle e asaj qe askush nuk mund të mare atë qe zoti ka
krijuar të jetë jotja!! Por aty duhej pak dhe dora jonë!!!
Historia e Merit dhe Andreas
Andrea nje zotëri I ve 61 vjeç, me fëmijë në emigracion e ndjente shumë vetminë në momentin
qe bashkëshortja e tij ndrroi jetë. Mbas 4 vitesh nga humbja e saj, me dyshime që brenin here
pas here, por me bindjen absolute për të mposhtur vetminë u bë pjesë e agjencisë sonë.
Andrea takoi 3 zonja në agjenci derisa e kuptoi dhe vetë çfarëi mungonte. Dhe ishte pikërisht
Meri, 65 vjeçare, një zonjë intelektuale qe përcillte vetëm mirësi çdo moment. Ata janë të
pandashëm dhe shpirtrat e tyre te lumtur.